Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, lëndohen dy persona

E publikuar: 07/05/2024 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona kanë marrë lëndime trupore, pasi një motoçikletë është aksidentuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri i tij.

“Sot rreth orës 19:20, në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona ( ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.” –  ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhënëses, Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti