Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të lënduar

E publikuar: 24/02/2026 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte mes dy veturave dhe një autobusi, në rrugën Prishtinë – Pejë konkretisht, në Bresje.

Lajmin e konfirmoi Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes”, shtoi ai.