Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se sot ka pranuar një person të aksidentuar në Emergjencën e Spitalit.
Sipas njoftimit personi i aksidentuar ka arritur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës pa shenja jete.
Ende nuk dihet për detaje tjera rreth aksidentit.
“Sot në mëngjes, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i aksidentuar pa shenja jete.Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e të ndjerit”, thuhet në njoftim.

















