Dje në mbrëmje në Gjilan ka ndodhur një aksident, i cili ka përfunduar me fatalitet për një femër.
Shoferi i automjetit, i cili ka kombësi serbe, gjatë drejtimit të veturës ka goditur dy këmbësorë, një mashkull dhe një femër, transmeton Koha.net.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit dhe në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt.