Aksident i rëndë në Hungari, vdesin dy kosovarë

E publikuar: 06/01/2024 10:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur pas një aksidenti të rëndë trafiku në Hungari.

Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi nuk kanë arritur t’iu mbijetojnë plagëve nga ky aksident, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka dhënë Bashkim Hoxha, vëllau i Kushtrimit, njëkohësisht vëllau i bashkëshortes së Jetmirit.

“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë”, ka shkruar ai.