Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si rezultat i një vetëkasidenti të ndodhur sot rreth orës 13:30 në kilometrin e 56-të autostradës më saktësisht në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke treguar se policia dhe njësitet tjera kanë dalë tashmë në vendngjarje.
“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident).
Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.