Një aksident shumë i rëndë në komunikacion në pjesën perëndimore të Rusisë ka vrarë 15 persona dhe ka lënduar katër të tjerë.
Zëdhënësi i policisë në Bryansk, ka thënë sot se një fugon është përplasur me një kamionë mbrëmjen e së dielës derisa të dy automjetët ecnin në autoudhën në mes të Bryanskit dhe Novozybkov.
Policia ka thënë se raportimet fillestare tregojnë që shumica e atyre që gjendeshin në fugon janë punëtor emigrantë nga Azia Qëndrore të cilët ktheheshin prej një pike kufitare ku kishin shkuar për t’i shtyrë vizat.
Një zyrtar i sundimit të ligjit ka thënë se disa prej pasagjerëve në fugon kanë qenë nga Uzbekistani.
Të gjithë viktimat janë nga ata që gjendeshin brenda fugonit, derisa shoferi i kamionit thuhet se është lënduar lehtë.