Bërza do mundësojë dhe përdorimin e kapitaleve nga Trusti Pensional dhe Privatizimet
Nga Behgjet Pacolli
Gjatë rrugëtimit dhe eksperiencës time në ekonomitë botërore, kam studiuar dhe vepruar ne modele te ndryshme zhviillimi ne tere globin.
Ne kohen qe jetojme, tregu i aksioneve eshte themelor per zhvillimin edhe te ekonomive te reja. Jo vetem te ekonomive te medha, por dhe atyre te vogla. Tregjet e Aksioneve/Bursat janë forca levizëse e zhvillimit ekonomik pothuajse në cdo vend të botës. Ato janë qendrat e sistemeve financiare dhe ‘mishërimi’ i ekonomisë të tregjeve të lira (Free Market Economy/Capitalism). Një sistem për të cilin aspirojmë ta zbatojmë edhe në Republikën e Kosovës.
Sot para jush dua të shpalos dhe një program të politikës të zhvillimit ekonomik, dhe kjo është themelimi i Tregut të Aksioneve (bursën) e parë të Republikës të Kosovës.
BRENDA MANDATIT TE PARE:
1) Përgatitja e ligjeve të mundësimit dhe rregullimit të tregut të aksioneve që parashikon:
a) Krijimi i Agjensionit (ose Komisionit) të Aksioneve të Republikës të Kosovës.
Ky Agjension, së bashku me Bankën Qendrore të Republikës të Kosovës (Opsionale), do të këtë për detyrë zbatimin e ligjeve, propozimin e rregullave të tregtimit të aksioneve dhe rregullimin e industrisë së aksioneve dhe letrave me vlerë.
2) Së bashku me institucionet financiare botërore dhe lokale, do të themelojmë tregun e aksioneve (bursën) e parë në Republikën e Kosovës.
MISIONI I BURSES SE KOSOVES
A- Platforme e Alokimit të Kapitalit
B- Platformë për shfrytëzimin e fondeve të Trustit Pensional të Kosovës dhe Fondit të Privatizimit. Kjo do të mundësojë që në mënyrë më të sigurtë dhe më transparente, qindra miliona euro të qytetarëve të Kosovës të investohen në kompani Kosovare dhe keshtu paraja jonë të punojë per ne dhe jo të mbahet jashtë.
C) Alternative e PPP per PTK’n, KEK, Trepcen, dhe kampionet e tjerë të Ekonomisë Kosovare.
D) Përgjigje nevojës për kapital të kompanive të reja dhe inovative për kapital apo diversifikim,
kompanitë më inovative botërore që janë sot, si Google, Facebook, Tesla, etj; hovin më të madhë të tyre të zhvillimit e kanë arritur pasi jane listuar në bursat ndërkombëtare..
E) Platforme dhe Siguri per Investitorë të huaj
Kompanitë që do te listohen në Bursën e Kosovës veprojnë sipas rregullave dhe rregulloreve të rrepta. Kjo siguron sigurinë e trajtimit nëpërmjet bursës për investitorët lokal dhe të huaj.
F)Barometer Ekonomik
për të matur gjendjen ekonomike të një vendi. Si një impuls ekonomie apo pasqyre ekonomike që pasqyron kushtet ekonomike, politike dhe ligjore të një vendi. Pasqyre e cila me qeverisjen tone do te jete nga me te sukseshmet.