Lajmet

AKR: Lajmi “Pacolli kandidat i mundshëm për Prishtinën” rren e kulluar

17.09.2016 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AKR: Lajmi “Pacolli kandidat i mundshëm për Prishtinën” rren e kulluar

Aleanca Kosova e Re e konsideron shpifje me qëllime dashakeqe lajmin e publikuar në gazetën “Koha Ditore” se lideri i saj Z. Behgjet Pacolli, ka marrëveshje për të kandiduar për kryetar të Prishtinës.

Një lajm të tille e konsiderojmë shumë tendencioz dhe me qëllime të caktuara kundër AKR-së.

Habitemi sinqerisht me “profesionalizmin”, “sinqeritetin” e seriozitetin e nje Gazete si “Koha Ditore”, se si mundet ta lëshojë nje lajm te tillë që është genjeshtër e kulluar apo veprim i qellimëshëm për të penguar rrugëtimin e AKR-së.

Si dukët destruktiviteti nuk ka limite! Si mund t’ju referohesh dhe t’i marrësh si të vërtetë, madje “lajmin” nga “dy burime” ta vendosësh në titull si fakt të kryer, ndërsa përgjigjen zyrtare të AKR-së që është krejtësisht ndryshe, ta injorosh?

Aleanca Kosova e Re, u bën të qartë qytetarëve të Kosovës, se misioni dhe qëllimi i saj është fitorja e zgjedhjeve me qëllim të ndryshimit rrënjësor të realitetit në vend.

Aleanca Kosova e Re ju bën të qartë qytetarëve të Kosovës, se zoti Pacolli dhe askush nga AKR, asnjëhere, në mënyrë absolute nuk ka biseduar me kend do qoftë që të garon për të parin e Prishtinës. Z.Behgjet Pacolli do të punojë deri në arritjën e qëllimeve të AKR-së, që do të thotë, ndërrimin e kësaj qeverie që nuk di, e nuk ka vullnet për të udhëhequr vendin drejtë përspektives së ndritshme.

Aleanca Kosova e Re, ua bën të qartë qytetarëve të vendit se ka vija të kuqe bashkpunimi me të gjitha subjektet politike, për çfarë do lloj koalicioni parazgjedhor e sidomos me partitë parlamentare të këtij mandati.

Aleanca Kosova e Re, është alternativa ndryshe politike, derisa subjektet tjera politike kanë paralizuar funksionimin e shtetit, duke u marrë me vetëm dy çështje politike, ndërsa kanë lënë anash dhe tallen me problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë urgjente për punësim, për shërbime shëndetësore më të mira, për arsim cilësor dhe mirëqenie dinjitoze. Fatkeqësisht kjo klasë politike pa përjashtim nuk mundet të ndryshojë këtë situatë, thuhet në reagimin e AKR-së.

AKR do te garojë vet ne zgjedhjet qendrore e komunale dhe asnjeherë nuk do tē bëjë pazare politike në demë të qytetarëve të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”