“Akili shqiptar” arratiset nga burgu në Itali

E publikuar: 24/01/2025 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shqiptar është arratisur nga burgu i Barcaglione në Itali, mëngjesin e së enjtes.

Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Xhevdet Plaku i njohur me pseudonimin “Akili”. Mbi të rëndonin akuzat për dy vrasje si dhe si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar droge.

Sipas mediave italiane, dje në mëngjes rreth orës 8:30, shqiptari ka dalë për të zbrazur koshat e plehrave në kazermë. Një rutinë e përditshme, që dukej krejt e zakonshme, por që u shndërrua në një arratisje, deri tani, perfekte.