Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi shpallen më të mirët e vitit 2025 nga KOK-u

E publikuar: 20/02/2026 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudistët Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi janë shpallur sportistët më të mirë të vitit 2025 nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në ceremoninë solemne të laureatëve të mbajtur në Prishtinë.

Çmimi “Sportisti më i mirë i vitit” i takoi Akil Gjakovës, ndërsa “Sportistja më e mirë e vitit” u shpall Distria Krasniqi, për sukseset e tyre të arritura gjatë vitit 2025 dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, çmimi “Trajneri më i mirë i vitit” iu nda trajnerit të xhudos, Driton Kuka.

Në kuadër të ceremonisë u ndanë edhe çmime të tjera. Xhudistja Enisa Ziadë u shpall “Shpresa Olimpike” për vajza, ndërsa taekwondisti Bleron Ademi u vlerësua si “Shpresa Olimpike” për meshkuj. Çmimi special për vajza i takoi xhudistes Laura Fazliu, ndërsa çmimi special për meshkuj u nda për Astrit Hasani.

Po ashtu, si “Kombëtarja e vitit” për vajza u shpall Kombëtarja e futbollit U17 e Kosovës, ndërsa çmimi për meshkuj i takoi Kombëtares A të Kosovës në futboll.