Përfshirja e rreth 20 qytetarëve të Kosovës në incidentin e armatosur në Kumanovë ka bërë që anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) ta shohin të nevojshme që drejtori i AKI-së, Agron Selimaj, të raportojë për këtë çështje.
Madje, sipas tyre, raportimi i Selimajt nuk duhet të vonohet.
Ndërsa ekspertët e sigurisë në vend kanë thënë se përveç shefit të AKI-së edhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, duhet të raportojë në Komisionin që e mbikëqyr punën e kësaj Ministrie shkruan zëri.
Ndërsa, sipas tyre, se a do të ketë nevojë për shkarkime, do të varet nga konkludimet që dalin pas raportimeve.