Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar në Kuvendin e Kosovës për Inteligjencë asht i shqetësuem për kërcënimet e terroristëve shqiptarë nga Siria.
Megjithatë, simbas deputetes Melihate Tërmkolli, as kjo e as Kumanova, nuk ka qenë pjesë e debatit të sotëm në komision, ku ishte ftue drejtori i AKI’s, Agron Selimaj.
Tërmkolli edhe nji herë e theksoi se AKI i ka informue institucionet përkatëse në Kosovë përpara ngjarjeve në Kumanovë, por ajo tha se nuk ka dokumentacion për të cilin kishte me folë ma konkretisht.
Simbas saj, e vetmja çashtje e diskjutueme sot ishte ajo e verifikimit të sigurisë.
Tërmkolli tha se Departamenti për verifikimin e sigurisë, i cili aktualisht asht në kuadër të AKI-s, pritet që shpejtë me u shkëputë për me kaluar në mvarsinë direkte të Qeverisë.
Kumanova për AKI’n ka përfundue. AKI e ka kryer punën dhe detyrën e vet, simbas asaj që na ka njoftue neve, ka dokumente që as ne nuk i shohim, por simbas informacioneve, ata e kanë krye punën e tyne. Puna e tyre asht marrja e informacioneve për gjendjen, për veprimtarinë e caktueme të individëve, si dhe njoftimi i institucioneve për çashtjen e caktueme, – ka thanë Tërmkolli tue folë mbas mbledhjes së Komisionit Parlamentar.
Sa i përket kërcënimeve nga shqiptarët anëtarë të ISIS, ajo tha se kjo çashtje nuk asht diskutue, por e quejti shqetësuese këtë gjendje, – raporton Lajmi.net.
AKI e dinte për Kumanovën! Shqetësim edhe për kërcënimet e ISIS
NGA KATEGORIA