Këshilli Drejtues i AKEP në mbledhjen e datës 18 Maj 2017 pas një procedure 30 ditore të këshillimit publik miratoi disa shtesave dhe ndryshime në Rregulloren nr. 27 datë 21.9.2012 “Mbi publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”.
Ky vendim është një nga masat e mara nga AKEP për zgjidhjen e problematikave në tregjet e komunikimeve elektronike në funksion të mbrojtjes konsumatore dhe në përputhje me funksionet e AKEP për përmbushjen e objektivave rregullator të përcaktuara në ligjin nr. 9918 datë 19.05.2008 si dhe në Strategjinë dhe Planin e Veprimit të AKEP për vitin 2018.
Bazuar në problematikat e evidentuara, AKEP çmoi si të rëndësishme miratimin e ndryshimeve të të cilat synojnë përfshirjen në rregullore të: Afateve të qarta për sipërmarrësit në lidhje me njoftimin e pajtimtarëve, publikimit dhe paraqitjes në AKEP të tarifave të shërbimeve, si dhe çdo ndryshim të tyre.
Për këtë arsye, në nenin 8 të Rregullores janë ndryshuar dhe saktësuar afatet përkatëse të detyrimit për njoftimin e pajtimtareve, publikimin e tarifave dhe informimin e AKEP në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit “Për komunikimet elektronike”.
Më konkretisht:
- 1. Sipërmarrësit janë të detyruar të paraqesin në AKEP informacionin mbi tarifat e shërbimeve, si dhe çdo ndryshim të tyre me arsyetimet mbështeteshe, jo më vonë se 15 ditë para hyrjes në fuqi të tarifave ose ndryshimeve të tyre.
- 2. Ky informacion duhet të dërgohet në rrugë elektronike dhe/ose shkresore. Forma e dërgimit të të dhënave në rrugë elektronike do të jetë e disponueshme edhe në faqen e internetit të AKEP.
- 3. AKEP-i publikon vlerësimin e përgjithshëm krahasues të tarifave aktuale sipas përcaktimeve të nenit 12 te kësaj rregulloreje.
- 4. Sipërmarrësit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike të njoftojnë, nëpërmjet mjeteve të informimit publik, çdo ndryshim në tarifat e shërbimeve, jo më pak se 7 ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre ose të ndryshimeve dhe ky njoftim duhet të bëhet jo më pak se 3 ditë rresht;
- 5. Sipërmarrësit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike duhet të publikojnë në faqen e tyre të internetit kushtet e përgjithshme të kontratave tip dhe t’ia paraqesin ato AKEP-it për vlerësim, të paktën, 15 ditë para publikimit sipas nenit 98 pika 5 te Ligjit.
- 6. Sipërmarrësit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike duhet të njoftojnë pajtimtarët për cdo modifikim në kushtet e kontratave për jo më pak se 30 ditë përpara në përputhje me nenin 99 pika 3 të Ligjit.
- 7. Sipërmarrësit, të cilëve AKEP ka vendosur detyrime të veçanta për tarifat me pakicë, duhet të aplikojnë afatet dhe rregullat e përcaktuara nga AKEP në mënyrë specifike.
- 8. Përcaktimet e mësipërme janë të detyrueshme për tu zbatuar për të gjitha paketat e shërbimeve, me parapagesë ose me paspagesë, paketa standarte, oferta, etj.
- 9. Në mënyrë grafike afatet për njoftimin e pajtimtarëve, publikimin dhe njoftimin e AKEP janë në skemën si vijon:
Gjithashtu në rregullore janë shtuar dhe dy pika si vijon:
- Detyrimit të sipërmarrësve që të publikojnë dhe të vënë në dispozicion të pajtimtarëve në pikat e shitjes informacionin e plotë mbi cilësitë e shërbimit sipas nenit 102 të Ligjit 9918;
III. Detyrimit për sipërmarrësit që të vendosin në mënyrë të dukshme në pikat e shitjes së tyre kontaktet e AKEP (adresë postare, elektrionike dhe nr.tel) dhe formularët për ankesa për mosmarrëveshjeve për pajtimtarët.