AKB: “Trepça” është aset kombëtar i Kosovës, e jo i Serbisë

06.04.2016 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka realizuar një takim pune me bizneset e regjionit të Mitrovicës, ku kanë diskutuar për shumë çështje në interes për bizneset e kësaj pjese.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, duke folur për çështjen e MSA-së, tha se kjo marrëveshje ishte e para kontratë e realizuar ndërmjet Kosovës me Bashkimin Evropian dhe tashmë edhe prodhuesit e Kosovës janë të barabartë me ata të BE-së, ku dhe rëndësia e saj është shumë e madhe.

Ai shtoi se AKB-ja përkrah po ashtu edhe vënien e masave të reciprocitetit nga Kosova ndaj Serbisë, me qëllim që bizneset të jenë të trajtuara barabartësisht nga dy shtetet.

Ndërkaq duke folur për Kompleksin “Trepça”, Shahini tha se dikur ky ishte kompleksi më i zhvilluar që punësonte më së shumti në vendin tonë dhe ishte i njohur si gjigant ekonomik jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan, Evropë e më gjerë, ndërsa sot është bërë kompani të cilën po e lakmon edhe Serbia, raporton Koha.net.

“Trepça është aset kombëtar i Kosovës e jo i të tjerëve. Kosova do të krijojë ligjin për mbrojtjen dhe zhvillimin e saj si kompleksi më zhvillimor i së ardhmes së ekonomisë vendëse”, tha Agim Shahini.

Safet Kamberi, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, tha se gjithnjë janë afër prodhuesve vendës dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve, në mënyrë që sado pak tu dalin në ndihmë. Ai shtoi se janë të interesuar të rrisin fondet dhe të cilat nga viti në vit janë shtuar.

“Edhe nga institucionet qendrore kemi kërkuar që regjioni i Mitrovicës të ketë trajtim më të veçantë nga komunat tjera me ndarjen e mjeteve për investime sidomos në aspektin e zhvillimit ekonomik”, tha Kamberi.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës premtoi mbështetje për bizneset e kësaj ane dhe tha se bashkëpunimi mes tyre vetëm sa do të forcohet.

Nasuf Aliu, drejtor i Drejtoratit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, tha se Komuna e Mitrovicës vazhdon të mbështes bizneset dhe se njërën nga dhjetë marrëveshjet e ndryshme e ka edhe me AKB-në për realizimin e projekteve të ndryshme.

Ai tregoi se edhe gjatë këtij viti janë duke subvencionuar bizneset që kanë të bëjnë me ekonomitë familjare e sidomos ato që kanë të bëjnë me kultivimin e kulturave bujqësore e të tjera.

Mimoza Abrazhda, koordinatore e AKB-së për regjionin e Mitrovicës, ka pasqyruar para rreth pesëdhjetë bizneseve të kësaj ane Draft-Strategjinë e AKB-së 2016-2019, e që kërkoi edhe ndihmën e sugjerimet e bizneseve për realizimin e saj në mënyrën më të mirë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova