AKB: Përshkallëzimi i TVSH-së varfëron qytetarët dhe diskriminon prodhuesit

05.06.2015 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AKB: Përshkallëzimi i TVSH-së varfëron qytetarët dhe diskriminon prodhuesit

Ndryshimi i ligjit për përshkallëzimin e TVSH-së i disfavorizon prodhuesit vendor. Ndryshimet e parapara në këtë projektligj do të favorizojnë importuesit e produkteve të gatshme. Po ashtu, me propozimet e Qeverisë për përshkallëzimin e TVSH-së do të pësojë konsumatori.

Sipas një analize të prezantuar sot nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) me përllogaritje të rritjes së TVSH-së prej 16 në 18 për qind ka efekt në buxhet për 66.4 milionë, ndërsa zbritja për produktet bazike nga 16 në 8 për qind është përllogaritur të jetë 30 milionë euro. Me këtë rast, përfaqësuesit e AKB-së i kanë rekomanduar Qeverisë së Kosovës që mos të rritet TVSH-ja nga 16 në 18 për qind.

Se si ndikon përshkallëzimi I TVSH-së tek prodhuesi ka treguar, Sylejman Konushevci, pronarë i kompanisë së prodhimit të vajit “Inter Compani”, duke thënë se tash me këtë rritje të TVSH-së, ai do të dëmtohet nga importuesit.

Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka thënë se qeveria nuk i ka marrë në konsideratë vërejtët e komunitetit të biznesit dhe qytetarët. Ai ka shtuar se zbritja e TVSH-së për 13 produkte nuk mund të ketë ndikim sikurse tek 100 mijë produktet tjera që hynë në TVSH-në me rritje nga 16 në 18 për qind.

Bekim Kryeziu, anëtar i AKB-së, ka prezantuar efektet e përshkallëzimit të TVSH-së, ndikimi i rritjes së TVSH-së dhe ajo rritjes nga 16 në 18 për qind e cila e rritë shportën e konsumatorit për 36.4 milionë euro.

Selatin Kaçaniku nga Organizata Konsumatori, ka thënë se në asnjë ndryshim të politikave fiskale nuk ftohet konsumatori.

Ndërsa në fund, nënkryetari i AKB-së ka prezantuar nga analiza edhe rekomandimet që Qeveria duhet t’i marrë seriozisht.

Ai po asht ka thënë se nga takimi i fundit ende nuk kanë njohuri që Qeveria e ka anuluar udhëzimin administrative për mbi shpenzimet e transportit dhe se sipas tij, ai udhëzim së shpejti do të jetë subjekt i Gjykatës Kushtetuese.

Projektligji për përshkallëzimin e TVSH-së më 28 maj të këtij viti është aprovuar në lexim të dytë në Kuvend e që Qeveria parasheh që ky projekt ligj të hy në fuqi më 1 korrik të këtij viti. /Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Hamza: PDK në këtë mandat është në opozitë, i dëshirojmë suksese Kurtit

Hamza: PDK në këtë mandat është në opozitë, i dëshirojmë suksese Kurtit