Një hulumtim i Aleancës Kosovare të Bizneseve ka gjetur se gjatë periudhës katërvjeçare, rreth 18 mijë biznese janë mbyllur në Kosovë dhe se 20 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë. Megjithëse të dhënat e ATK-së tregojnë për mbi gjashtë mijë biznese të mbyllura, kryetari i Aleancës së bizneseve , Agim Shahini, thotë se ky është numri real i bizneseve të mbyllura.
Në katër vitet e fundit janë mbyllur rreth 18 mijë biznese dhe kanë mbetur pa punë rreth 20 mijë punëtorë, sipas një hulumtimi të Aleancës Kosovare të Bizneseve. Kryetari i saj, Agim Shahini, tha se ky është numri real i bizneseve të mbyllura, megjithëse zyrtarisht numri është më i ulët.
“Neve na del që kemi zyrtarisht rreth 6 733 biznese të mbyllura zyrtarisht në katër vitet e kaluara. Këto biznese kanë operuar ndër vite dhe supozohet se kanë pasur rreth tre të punësuar, që në total del se pa punë kanë mbetur rreth 20 mijë punëtorë.” – tha ai.
Shahini ka shprehur shqetësimin se procedurat e mbylljes janë të rënduara, andaj ka kërkuar që Qeveria t’i lehtësojë këto procedura, në mënyrë që edhe të dhënat të jenë të sakta.
Teksa ka publikuar një studim për trendin e ndërmarrësisë dhe punësimit në Kosovë, Shahini foli edhe për bizneset e hapura gjatë periudhës janar 2020-2024
“Nëse flasim për bizneset e hapura brenda katër viteve të kaluara, në Kosovë janë hapur rreth 42 mijë e 957 biznese të sektorëve të ndryshëm. Këto biznese supozohet që kanë punësuar rreth 55 mijë e 440 punëtorë, mesatarisht 1,3 të fuqisë punëtore”, tha tutje Shahini.
Në Administratën Tatimore të Kosovës deri në korrik të këtij viti janë të regjistruara 128 mijë e 177 biznese.