Aleanca Kuqezi ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Maqedoni. Duke i bërë thirrje faktorit ndërkombëtar për të parandaluar përshkallëzimin e një lufte të re në rajon, Aleanca Kuqezi në reagimin e saj ka pyetur se përse heshtin Edi Rama dhe Hashim Thaçi. “Ku është fshehur patrioti Edi Rama dhe Thaçi?
AK i bën thirrje kryeministri të Shqipërisë të mos heshtë, duke shtuar se ai harroi bashkimin kombëtar dhe zhurmën mediatike që krijoi në Ulqin. Përfaqësuesit e kuqezinjve i kanë bërë thirrje trupit diplomatik që të parandalojë konfliktin etnik në Ballkan dhe t’i jap mbështetje projektit amerikan në Maqedoni.