Ajsbergu misterioz drejtkëndor, pranë një tjetri që ka formën e ‘copës së picës’ (Foto)

E publikuar: 23/10/2018 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kërkuesit në NASA mbetën të habitur, kur e panë një ajsberg misterioz në formë drejtkëndore, që lëvizte në brigjet e Gadishullit Antarktik.

Ekspertët pretendojnë se mund të jetë shkëputur kohëve të fundit nga pjesa tjetër, teksa këndet e mprehta dhe sipërfaqja e rrafshët, janë dëshmi se ka ndodhu pak kohë më parë, transmeton Telegrafi.

Ky fenomen nuk është i panjohur, ndërsa njihet si ‘ajsbergu tabelar’.

“Mund të krahasohet me thoin e gishti, i cili po që se rritet shumë, nisë të qahet dhe plasaritet. Në këtë formë, besohet të jetë shkëputur edhe kjo akullnajë drejtkëndore, nga pjesa tjetër përbërëse”, thuhet në hulumtimin e ekspertëve.

Pamjet janë marrë nga IceBirge – fluturake që bën patrulle të kohë pas kohëshme, për të parë ndryshimet që ndodhin me rritjen e ngrohjes globale. Madje, ky nuk është i vetmi ajsberg i çuditshëm.

Pjesa trekëndëshe, që ngjanë me copën e picës

Në atë zonë, është parë edhe një tjetër, që ka formë trekëndëshe, të ngjashme me formën copëzës së picës.

Që të dy ajsbergët janë rrotulluar nga rrymat e ujit, para se të shkëputen prej pjesëve tjetër, ndërsa janë pjesë e fenomeneve që ndodhin rrallë, ndërsa nuk janë shkaktuar prej ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/