“Ajo pesë pare s’i jep për këtë punë, e ka mbështetjen e VV-së” – Latifi flet për përgjimet Kusari-Radoiçiq

E publikuar: 04/06/2024 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Latifi, analist në “Pressing” të T7, ka folur për bisedën e publikuar ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila fliste me Milan Radojçiqin, atëherë funksionar i Listës Serbe.

Ai tha se Mimoza Kusari-Lila e ka mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, rrjedhimisht “nuk brengoset për këtë bisedë të publikuar”.

“Viti kur ka ndodhur kjo bisedë është viti kur Radojçiqi ka qenë i kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe në listën e zezë të SHBA-ve. Ajo çfarë mua më brengos te politikanët e Kosovës, këtë rast Mimoza Kusari është indiferenca ndaj njerëzve që kanë problem me ligjin”.

“Ajo duket e ka mbrojtjen e Vetëvendosjes dhe niset nga parimi që çudia më e madhe zgjat tri ditë”, ka thënë Latifi. /Express