Shtëpia më e shikuar në Londër është një hapësirë banimi në shitje, e ndodhur në zonën e pasur të Fulhamit.
Ajo sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka tërhequr ata që janë “merakli” të blerjes, pasi që edhe çmimi nuk është i shtrenjtë – vetëm 250 mijë funte.
Megjithatë, në vetëm 11 metra katrorë, blerësit do të vënë re se shtëpia është më e vogël se një dhomë e fjetjes.
Banesa është e vendosur në Harwood Road, vetëm katër minuta në këmbë nga stacioni i Fulham Broadway Tube, dhe kombinon dhomën e saj të jetesës, kuzhinën dhe dhomën e gjumit në një hapësirë të vetme.
Siç bëhet e ditur, ajo u pa më shumë herë muajin e kaluar se çdo pronë në kryeqytet – ka të ngjarë që blerësit të tërhiqeshin nga çmimi i saj dukshëm modest.
Në përshkrimin e saj thuhet: “Banesa ka një atmosferë të këndshme dhe madje edhe zonat komunale janë të mirëmbajtura mirë. Është jashtëzakonisht e qetë pasi nuk kufizohet nga fqinjët në të dy anët ose më lart”. /Telegrafi/