Ajaxi ka pësuar humbje 3 me 1 nga Lyoni në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës, por ka siguruar finalen fal fitores 4 me 1 në shtëpi në ndeshjen e parë.
Ajaxi befasoi francezët si mysafir në minutën e 27-të duke realizuar përmes Dolbergut. Megjithatë Lyoni u kthye në lojë në minutat e fundit të pjesës së parë përmes Alexander Lacazette që shënoi dy herë për dy minuta.
Në minutën e 81-të, Rachid Ghezzal dyfishoi epërsinë e Lyonit, por që ishte e pamjaftueshme për të ecur tutje.
Ajaxi në finalen e madhe do të takohet me Manchester Unitedin.