Kompania ajrore Air Mediterranean, tani ka bёrё edhe stacionimin e dy aeroplanёve Airbus 321 nё Aeroportin Ndёrkombёtar të Prishtinёs ‘Adem Jashari’, me njё kapacitet prej 220 ulёsesh.
Qё nga vikendi i kaluar kjo kompani ka destinacion nisjeje Prishtinёn, pёr tё fluturuar nё aeroportet evropiane siç janё: Dusseldorf, Stuttgart, Munich, Mulhouse, Malmo dhe Gothenburg.
Stacionimi i aeroplanёve nё aeroportin tonё pritet tё ndikoj dukshёm nё uljen e çmimeve tё biletave dhe poashtu ofron zgjedhje mё tё madhe fluturimesh.
Ndryshe, Air Mediterranean ka hyrё nё tregun e Kosovёs qё nga muaji mars 2020.