Aida Dërguti për përplasjen me Albin Kurtin: Nuk mund të flas tash

E publikuar: 08/12/2017 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa letra të shkëmbyera mes zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes, përfshirë këtu edhe Visar Ymerin, dëshmuan se Lëvizja po kalon nëpër një përcarje brendapartiake. Paknaqësia brenda VV’së, sipas letrave të publikuar, ishte vulosur me një fyerja që deputetja Aida Dërguti ia kishte bërë Albnin Kurtit. Dërguti tani për tani thotë se nuk mund të deklarohet rreth kësaj ngjarjeje.

Koha.net publikoi sot disa letra të shkëmbyera mes liderit të Vetëvendosjes, Visar Ymerit dhe Boiken Abazit e Xhelal Sveqles. Këta po i ankoheshin Ymeri se deputetja Dërguti ofendoi Albin Kurtin, e për këtë duhej bërë diçka.

Emri kryesor i letrave të shkëmbyera, Aida Dërguti thotë se nuk mund të flas tani.

“Nuk mundem të deklarohem tash”, ka thënë shkurtimisht Dërguti për “GazetaBlic”.

Megjithatë, në letrën e publikuar në medie, thuhet se deputetja Dërguti ka ofenduar themeluesin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Letrat nuk tregojnë se çfarë fyerje publike ka bërë deputetja Dërguti për Kurtin, ndërsa në to merret vesh se kryetari i partisë e kishte telefonuar deputeten per ta qortuar. /Express/