Ai nuk ia vlen kur….

29.03.2015 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ai nuk ia vlen kur….

Janë disa shenja, të cilat të tregojnë se ai nuk është mashkulli i duhur për ty. Një mashkull nuk mund të jetë kurrë një i dashur ideal, nëse nuk të vlerëson. Askush nuk është perfekt dhe kjo është e padiskutueshme, por në disa raste, çdo femër duhet ta dijë se ta lësh me kaq është rruga më e mirë, sepse ky nuk mund të jetë partneri yt i ardhshëm.

Të kritikon shpesh për tiparet fizike: “Është mirë të mos hash shumë që të humbasësh ca kilogramë”, “Pse nuk shkon në palestër?”, “Këto rroba do të të rrinin më mirë, nëse…” etj.

Nuk ka dëshirë të bëjë asgjë. Ai nuk merr kurrë iniciativa të tipit: dalje në fundjavë, të shkuarit në koncerte etj. Lë gjithçka në dorën tënde dhe nëse ti e lë, e lë edhe ai. Këta njerëz janë ata që monotonia i ka “gllabëruar” dhe nuk bëjnë asgjë për ta ndryshuar.
Kur është me ty, sheh femra të tjera. Zakonisht, në vende publike ai shikon femra të tjera që hyjnë e dalin dhe të krahason ty me to. Në ndonjë rast, edhe mund të të thotë: “E këndshme kjo, pse nuk vishesh edhe ti kështu?

Është një njeri që të ngarkon me shumë energji negative. Duket se gjithçka e sheh me pesimizëm dhe të errët. Ky tip, gjithmonë të injekton një lloj energjie shumë negative. Në çdo rast, është i gatshëm të prishë planet e tua, vetëm për të treguar superioritet.

Nuk të lë të dalësh me shoqet. Këta janë ata lloj meshkujsh, të cilët mendojnë se çdo dalje ku ai nuk bën pjesë, është mundësi tradhtie. Duhet t’i japësh fund, nuk ndryshon mendim!

Është i dhunshëm: Ky është një rrezik shumë i madh që të kanoset. Me meshkuj të tillë, nuk mund të kesh kurrë një marrëdhënie të shëndoshë, shkruan revistaclass. Në shumë raste, këta tipa mund ta justifikojnë veten me një reagim të momentit, i cili nuk do të përsëritet, por mos u provoko! Jepi fund! /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vila në Havana ku pushoi Obama, shtëpi e shqiptarëve (Foto)

Mbipesha dobëson kujtesën

Ja pse bëhemi alergjikë papritmas

Studimi/ Gjumi i pasdites përmirëson kujtesën

Lapsi qetëson dhimbjet e kokës

Pse femrat duhet të flenë të zhveshura

Modelja sllovene mund të bëhet Zonja e Parë në SHBA

Jeta e shfrenuar e fëmijëve të miliarderëve rusë / FOTO

Keni ftohtë gjatë gjithë kohës? Kjo mund të jetë arsyeja

Të rregullosh shtratin në mëngjes, është e dëmshme për shëndetin

Si të mposhtni ankthin me mënyra natyrale!

Parandalojeni prishjen e dhëmbëve, duke i larë me këtë përbërës

Ja arsyeja pse ju keni aq shumë jashtëqitje gjatë menstruacioneve

Këto pesë shenja do t’ju bëjnë ta lini alkoolin

Shokuese/ Ja si e shkatërron iPad-i trurin e fëmijëve

Vajzat që flejnë shumë ditën janë më të etura për seks