Ai mund të ngjitet tubave të kullimit të shtëpisë së tij, të ngjitet në një kornizë dere dhe të lëshohet poshtë një peme brenda pak sekondave.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëmat e jashtëzakonshme gjimnastike të gjashtëvjeçarit Ethan Broughton janë një makth për prindërit e tij.
Ethan, pseudonimi i të cilit është Spiderboy (Djali merimangë), ka një lloj autizmi që do të thotë se ai nuk e ka ndjenjën e frikës dhe nevojave për kujdesin e përditshëm.
Ai nuk kupton asnjë fjalë, e as fjalën ‘jo’, dhe nuk mendon asgjë për përpjekjen për të dalë nga një dritare e katit të lartë.
Prindërit e tij kanë frikë se atë mund ta gjejë më e keqja, kështu që nëna e tij është dashur të heqë dorë nga puna e saj si një menaxhere, për t’u kujdesur për të.
Çifti, i cili gjithashtu ka një vajzë katërvjeçare të quajtur Sienna, ka vendosur të tregojë historinë e tyre me shpresën se dikush do të paraqitet me një terapi për tipin e pazakontë të autizmit të Ethanit.
Nëna e Ethanit, Sharon, 36 vjeçe, thotë: “Unë nuk mund ta kthej shpinën për një sekondë, sepse Ethan do të ngjitet me të vërtetë në mure, asgjë nuk është jashtë kufijve për të. Por, ndërsa aftësitë e tij janë mbresëlënëse, ato gjithashtu janë të tmerrshme”. /Telegrafi/