Magjistari i talentuar anglez arriti famën pas shfaqjes së tij televizive “Dynamo: Magician Impossible”, i cili u zhvillua nga korriku 2011 deri në shtator 2014.
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nëse keni qenë dëshmitar i magjistarit Dynamo në veprimet në udhëtimet e tij, shanset janë që ju do të keni mbetur të ngazëllyer me veprimet e tij.
Por kush është Dinamo dhe si u përfshi ai në këtë “zanat”?
Dynamo – i njohur gjithashtu si Steven Frayne – ka lindur më 17 dhjetor 1982 në Bradford, West Yorkshire.
Një nga trukimet e para që ai kishte mësuar thuhet se i ishte mësuar atij nga gjyshi, i cili tregoi se si ta bënte të duket sikur peshonte rëndë, kështu që fëmijët e tjerë të mos mund ta bartnin.
Bëhet fjalë për njeriun një numër të “mashtrimeve magjike”, duke përfshirë edhe ecjen përgjatë lumit Thames, Londër. /Telegrafi/