Atleti olimpik Tom Daley ka njoftuar se ai dhe bashkëshorti i tij Dustin Lance Black do të kenë një fëmijë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kampionin e zhytjes, 23 vjeç dhe partneri i tij, 43 vjeç, konfirmuan lajmin e lumtur me fotot e Shën Valentinit sot në Instagram.
Tom ndau një fotografi të çiftit, ndërsa mbante një skanim me ultrazë, përpara se Dustin të ndante një foto të ngjashme me titullin: “Një urim për Ditën e Shën Valentinit, nga ne për ju”.
E një zëdhënës i zhytësit olimpik tha: ‘Tom dhe Dustin janë të kënaqur për të ndarë me ju lajmin se ata presin fëmijën e tyre të parë në vitin 2018’.
Çifti ka folur më parë se duan një fëmijë, duke thënë se ata duan ti ofrojnë djalit ose vajzës së tyre një fëmijëri të lumtur.
Fotografia me ultrazë sugjeron se çifti po përdor një nënë surrogate për t’u bërë prindër, në vend që të adoptojnë. Nuk dihet se kush është nëna surrogate.
Zhvillimi i foshnjës, sugjeron fotografia me ultrazë është rreth javës së 20-të, që do të thotë se çifti ndoshta pritet të bëhen baballarë në fillim të verës. /Telegrafi/