“Ai më dërgoi në shtëpinë e tij por pas seksit… më shkatërroi”

E publikuar: 05/09/2016 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një histori e dhimbshme ka ardhur sot në letra e psikologes së “The Sun”…

Një vajzë e cila është përdhunuar nga një person i panjohur, tashmë ka filluar të vuaj pasoja mjaft të rënda të cilat prekin jetën e saj në çift. Ja çfarë i ka rrëfyer ajo psikologes Deidre.

Letra e vajzës

“U përdhunova nga një burrë i cili më shoqëroi në shtëpi pasi më kishte hedhur drogë në pijen time kur kisha dalë në një lokal nate me shoqet e mija.

Unë jam 25 vjeçe dhe prej 3 vitesh kam një lidhje me njeriun që e dua marrëzisht, madje kishim filluar të bënim edhe planet e martesës.

Por puna e tij e mbanë shumë orë larg meje dhe kjo na e vështirësonte ndonjëherë lidhjen. E gjithë historie ime filloi para një muaji kur unë u shpërngula në një qytet tjetër për punë. Lidhja jonë ishte sërish e fort por kalonim akoma edhe më pak kohë bashkë dhe kjo na trishtonte.

Një ditë dy shoqet e mija të punës më ftuan të shkonim për një gotë dhe unë pranova pasi isha mërzitur shumë vetëm. Afër tavolinës tonë ishin edhe disa meshkuj, por njëri prej tyre mi kishte ngulur sytë keq. Gjatë mbrëmjes i lashë të kuptonte jam në një lidhje dhe se nuk kisha dëshirë ta njihja.

Në fund të mbrëmjes ai më shoqëroi për në shtëpi…por kur u zgjova e gjeta veten në shtëpinë e tij dhe nuk mbaja mend asgjë, por e kuptova se ֛farë kishte ndodhur mes nesh. Ai më kishte hedhur drogë në pijë dhe më pas kishte bërë seks me mua edhe pse unë isha e pavetëdijshme.

E denoncova atë por Prokuroria e hodhi poshtë çështjen për mungesë provash dhe se ishte fjala ime kundër të tijës.

Edhe pse ka kaluar pak kohë, kjo gjë po më shkatërron lidhjen me partnerin. Ai është më i ftohtë me mua dhe nuk dëshiron të bëjmë shpesh seks. Preferon më tepër të shohë porno dhe të flasë online me femra të tjera.

Kam frikë se po e humb e nuk di ç’të bëj”.

Përgjigjja e psikologes

“E rëndësishme është që ti e ke ndërgjegjen e pastër dhe se e di shumë mirë se çdo gjë ishte pa dëshirën tënde.

Fillo të flasësh me partnerin tënd dhe ti tregosh se si ndihesh e ta pyesësh gjithashtu për ndjesitë e tij. Nëse ju e doni njëri-tjetrin atëherë do të jeni në gjendja ta kaloni këtë sfidë”.