Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka komentuar vizitën e sekretarit të Shtetit Amerikan, John Kerry, në Tiranë.
Ai ka thënë se periudha vendimtare e përcaktimit politik dhe strategjik të vendeve të rajonit tonë për integrim euro-atlantik ka nevojë për mbështetjen amerikane.
Ja postimi i plotë i Ahmetit në facebook:
Vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan, z. John Kerry, në Tiranë ka një rëndësi të jashtëzakontë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tërë rajonin.
Periudha vendimtare e përcaktimit politik dhe strategjik të vendeve të rajonit tonë për integrim EuroAtlantik ka nevojë për mbështetjen Amerikane dhe rikthimin e fuqishëm të vëmendjes së Ëashington-it në drejtim të Ballkanit Perendimor.
Kjo vizitë është e rëndësishme edhe për të gjithë shqiptarët në rajon të cilët çmojnë lartë rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arritjen e pavarësisë së Kosovës, Marrëveshjes së Ohrit si dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.