Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka kritikuar marrëveshjen që Kosova dhe Serbia e kanë arritur për targat sot në Bruksel duke thënë se qeveria do të lejojë qarkullimin e veturave me targa ilegale.
Ai ka thënë se një njeri prej Brukseli ka vendosur që ta suspendojë një pjesë të ligjit, derisa thotë se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në një republikë.
“Meqenëse kjo nuk është marrëveshje ndërkombetare dhe nuk është e ratifikuar a kam drejte unë si qytetar me dërgu kallëzim penal për qeverinë për lejimin e veturave me targa ilegale ne Republiken e Kosoves. Qeveria nuk ka të drejtë të vendos masa në kundërshtim me ligjet sepse është precedent i rrezikshëm”.
“Sa e di unë asnjë ligj nuk ka ndryshu. Pra një njeri prej Brukselit ka vendos me suspendu një pjesë të ligjit. Në Republikë kjo nuk ec. Nesër me të njejtën logjikë a mundet zv kryeministri me suspendu dënimet për shpejtësi për Komunën e Gjilanit. Marrëveshja edhe mund të jetë e mirë po mshelnu me letra se na shkoi shteti posht”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.