Kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi e filloi fushatën e tij zgjedhore nga shoqatat e dala nga lufta, në Gjilan.
Ahmeti thotë se e filloi nga “vendi ku përfaqësohet me dinjitet vlera e lirisë”.
“Kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë në krah dhe në mbështetje të kategorive të dala nga lufta, nga familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës. Për ne, këto kategori përfaqësojnë bazën mbi të cilën është ndërtuar dhe konsoliduar shteti ynë.”
Duke e prezantuar programin, Ahmeti thotë se AAK do t’i ngritë pensionet për këtë kategori me qëllim që të vlerësohet kontributi i tyre.
“Programi ynë parashikon rritjen e pensioneve për këto kategori, duke pasur si qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe vlerësimin e kontributit të tyre historik.”
“Si gjithmonë, do të jemi në mbështetje të kërkesave të tyre sa herë që ato paraqiten. Ky është një obligim i yni si shoqëri dhe si institucione për të qenë krah tyre, duke u siguruar që dinjiteti dhe sakrifica e tyre të respektohen gjithmonë.” – theksoi Ahmeti.
Shkrimi i plotë:



















