Nëse Lëvizja Vetëvendosje përcaktohet për dhunë, unë nuk do të jem pjesë e këtij subjekti politik. Kështu është shprehur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin “Infobox” të RTV Dukagjinit.
Ai ka mohuar se hedhja e gurëve dhe koktejeve me molotov në drejtim të Qeverisë dhe Kuvendit të jetë bërë nga aktivistë të Vetëvendosjes. Ndërsa, ka thënë se këto janë akte të qytetarëve të mllefosur karshi institucioneve.
Në “Infobox” ai ka njoftuar se brenda 90 ditëve do të vijnë 30 autobusë e parë, kurse brenda 120 ditëve edhe 21 të tjerë. Mirëpo, mendon se ky numër është i pamjaftueshëm për Prishtinën.
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!