Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset.
Ahmeti njoftoi se të gjitha këstet për pagesën e lejeve në kryeqytet mund të shtyhen për 90 ditë.
“Të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë. Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive. Për më shumë detaje do të ketë informatë në webfaqen e komunës. Ditëve në vijim do të lajmërojmë edhe masat e tjera ekonomike pas diskutimeve me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm “- tha Ahmeti.

















