Ahmeti i frustruar me arrestimet e opozitarëve, thotë se nuk do të ketë normalitet

E publikuar: 30/11/2015 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka normalitet me drejtësi selektive.

Lexoni postimin e plotë:

Arrestohet Saranda Bogujevci, e mbijetuara e masakrës së Podujevës, e lejohet gjenerali serb Dikoviq me hy në Kosovë si në shtëpi të vetën.
Arrestohet Gani Krasniqi, baba i dëshmorëve, e Daqiqi vjen pa kurfarë problemi.
Arrestohet Albin Kurti, e Djuriqi ngrit shtatoren e kral Millutinit në Zvecan.
Arrestohet Donika Kadaj Bujupi, e ministri i Financave nuk lejohet me vizitu pjese te Kosoves.
Arrestohet Fisnik Ismaili, e deputetët milionerë që e kanë bo pasurinë në politikë vazhdojnë me këmisha ka 500 euro, xhipat e zi e krimin e tyre.
Nuk ka normalitet në këtë vend me drejtësi selektive.