Ahmeti: Deputetëve që kundërshtuan Asociacionin u dha të drejtë Kushtetuesja

E publikuar: 23/12/2015 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, në profilin e vet të Facebookut, pas vendimit të Kushtetueses për AKS –në ka theksuar se deputetët që e kanë kundërshtuar Asociacionin tash janë në burg ndërsa ka shtuar se dorëheqja për qeveritarët nuk mjafton, transmeton Koha.net.

Ai ka shkruar:

Asociacioni në kundërshtim me Kushtetutën. Ata deputetë që e kanë ndalë me çdo kusht kanë pas të drejtë sepse paskan qenë në mbrojtje të kushtetutës. Ata janë sot në burg e kriminelët e korruptuar jashtë.
Dorëheqja nuk mjafton!