Shpend Ahmeti ka thënë për seancën e nesërme në reflektimin e Vetëvendosjes nuk ka ndryshuar situata, por për metoda ai ka thënë se nuk ka informacion. Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe relacionet me atë, si shtet fqinj, por nuka ka lënë pas as zgjedhjet, si opsion i opozitës.
Kryetari i Prishtinës ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, dhe se nuk duhet të rrinë indiferentë edhe qytetarët.
“I larguar nga petku i Vetëvendosjes, po them se në këto kushte po të isha kryeministër do të jepja dorëheqje. Ç’tensionimi i situatës do të bëhej me zgjedhje”, ka thënë Ahmeti, duke thënë se zgjedhjet janë zgjidhje për ndarjen e madhe mes pozitës dhe opozitës, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se Serbia nuk e ka ndryshuar asnjë shkronjë të Kushtetutës së Serbisë në realcion me Kosovën dhe se nuk janë fqinjë të mirë, ngaqë e kanë bllokuar Kosovën.
“Nuk mund të sillem mirë unë, kur ata sillen kështu në këto kushte”, ka thënë Ahmeti, duke potencuar se edhe ai, por edhe Vetëvendosja dëshiron raporte të mira me Serbinë, si shtet fqinj. Nëse Serbia, sipas Ahmetit, nuk dëshiron t’a njeh Kosovën si shtet, atëherë nuk ka as lëvizje të lirë ekonomike.
Sipas Ahmetit, që ka folur në “Rubikon” të KTV-së, kanë mbetur ende si çështje kundërshtimi dy marrëveshjet, ajo e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, transmeton Koha.net.
“Nuk ka asnjë shenjë e tërheqjes nga Mustafa e Thaçi për marrëveshjet”, ka thënë Ahmeti.
















