Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se ai dhe partia cilën e drejton nuk janë shkaktarët e krizës politike në vend. Fajin për krizën në vend e ka hedhur tek dy subjektet politike të bllokut maqedonas VMRO dhe LSDM. Por Ahmeti insiston se në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel, duhet përfshihet edhe BDI-ja.
“Qëllimi ynë është i mirë që ky monitorim të bëhet nga komuniteti ndërkombëtarë me qëllim që të jetë I besueshëm për të gjitha palët, sepse po e lamë pa monitorim dhe menaxhim nga komuniteti ndërkombëtarë,. çdo rezultat i atij dialogu, apo çdo rezultat i atij hetimi apo gjykimi që do bëhej, do të vihej në pikëpyetje nga njëra palë apo tjetra. BDI do të kyçet në momentin e hartimit të agjendës, do të thotë tani për tani ne nuk e shohim të arsyeshme që jemi pjesë e problemit dhe ne përpiqemi që të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit dhe jo të krijojmë probleme të reja në vend”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Kreu i integristëve tha se destabilizimi i vendit nuk shkon në favor të askujt, pasi një situatë e tillë do të jepte efektin domino edhe në vende tjera të rajonit.
“Çdo konflikt është me pasoja për gjithë RM por edhe për rajonin në përgjithësi. Çdokush që mendon të shkaktojë ndonjë problem në këtë vend mendoj se ka kosto të lartë dhe për mendim timin qëllim të padefinuar, për çka duhet të krijohet një front i tillë?”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, raporton alsat.
Ahmeti këto komente i bëri pas takimit me ambasadorët e SHBA-vë, Britanisë së Madhe, Turqisë, BE-së, Danimarkës në OSBE. Siç njoftojnë nga BDI, ambasadorët në takim kanë shprehur gatishmërinë ta ndihmojnë Maqedoninë në tejkalimin e krizës politike. /infosot/