Ahmeti: Arrestimi i Kurtit, tentim për të frikësuar opozitën

E publikuar: 13/10/2015 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka reaguar pas arrestimit të ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje duke e quajtur “kidnapim të vullnetit, mendimit dhe lirisë së qytetaritë”.

“Kur deputetin e kidnapojnë, tentimi është për të frikësuar kundërshtarët politikë, posaçërisht ata që janë kundër projekteve të ndarjes së Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Strategji të tilla asnjëherë nuk funksionojnë, prandaj lirojeni Albinin dhe ballafaqohuni me problemet reale”, ka shtuar ai.