Ahmeti – Abrashit: Qysh nuk po të vjen marre me thanë Avdullah Hoti i ka pru autobusat në Prishtinë?

E publikuar: 28/09/2017 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përplasje midis Arban Abrashit dhe Shpend Ahmetit Në “Debat Pernime”, kandidati i LDK-së për Prishtinë, Arban Abrashi pati përplasje me kryetarin Shpend Ahmeti për autobusat. “Mu po më vjen marre, qysh spo të vjen marre me thanë që Avdullah Hoti i ka pru autobusat në Prishtinë, edhe politika i ka do kritere nuk është në rregull me thënë Avullah Hoti i ka pru autobusat”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti tha se komunën e Prishtinës në 2013-tën e kanë gjetur me 7 autobusa në pronësi të komunës, me çdo linjë të privatizuar, dhe 24 muaj pa i paguar rrogat. Në anën tjetër Abrashi tha se në 2013-tën buxheti i komunës së Prishtinës ka qenë 85 milionë euro, ndërkaq në vitin 2016 tha se ka rënë në 60 milionë euro.