Ahmet Isufit: Qeveria mos ta pres 27 shkurtin (Video)

23.02.2016 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ahmet Isufit: Qeveria mos ta pres 27 shkurtin (Video)

“Me këtë formë të protestës presim reflektim të Qeverisë”, tha Ahmeti, ai po ashtu tha se Qeveria duhet të kuptoj se ka gabuar që për 6 muaj e ka mbajt të bllokuar vendin dhe se tash duhet të reflektoj.

“Kur e kemi nise iniciativën për kundërshtimin e marrëveshjeve ka qenë çështje jo e qartë për qytetaret, por tash qytetarët e kanë të qartë. Vet qytetarët po angazhohen e po vetorganizohen, po kërkojnë protesta”, tha ai.

“Isa Mustafa e Hashim Thaçi duhet të mbajnë përgjegjësinë për veprimet e tyre, të cilët Kosovën e kanë kthye në regres”, vlerësoi Isufi.

Isufi paralajmëroi Qeverinë: është mirë mos të mos e presin datën e 27 shkurtit, po ashtu tha se në këtë datë e gjithë Prishtinë do të jetë plotë qytetarë të Kosovës, e jo veç prej Grantit deri të Qeveria, sepse sipas tij të gjithë qytetarët e kanë kuptuar se çka po ndodhe në të vërtetë në vend.

Ai akuzoi Qeverinë se ka futur njerëz në mesin e turmës së protestës për ta eskaluar situatën, për këtë arsye sipas tij, Qeveria është duke bërë thirrje për protesta me dhunë edhe pse si tha ai, opozita gjithmonë ka bërë thirrje për protestë paqësore.

“Këtë krize institucionale nuk e kemi sjelle ne, se ne kemi qene ne opozitë kemi bë luftë kundër korrupsionit”, shtoi Isufi.

Kryeministri, zv/Kryeministri e Qeveria janë ata që nuk po donë me zgjedh krizën në vend, – vlerësoi Isufi.

Ai kujtoi deklaratat e Mustafës e Thaçit se në AKS0-së asnjë pikë e asnjë presje nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ata kanë dinjitet, ata janë të zgjedhurit e popullit para se me qenë deputet të një partie që nuk e kanë votuar as kryetarin e tyre për Kryeministër, nuk duhet me votuar për Thaçin President”, tha ai.

“Mënyra ma idiote është me sulmuar njëri- tjetrin për toka private”, tha Isufi lidhur me deklaratën e Thaçit, i cili tha se Haradinaj po e kundërshton Demarkacionin se i ka tokat e veta në atë pjesë.

Ai tha se edhe nëse është pronë private e dikujt, ajo është pronë e Kosovës e nuk duhet të falet.

E për deklaratën e Thaçit për opozitën “ju kemi prite por jo me kafe”, Isufi vlerësoi se ajo që ka dashtë me thënë Thaçi është “me ju likuidu”.

Këta duhet të kuptojnë që duhet me heqë dorë, krejt diktatorët që nuk e kanë kuptuar në fillim me kalimin e kohës e kanë kuptuar, – tha Isufi duke ju referuar Qeverisë.

“Këta përfundimisht duhet të hiqen para se t’i heq populli, se në një vend demokratik vendos sovrani”, përfundoi Isufi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre