Kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi me nr. 17, së bashku me kandidaten Lindije Vranoci-Matoshi, vizitoi Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Gjilan, ku u njoh nga afër me kushtet e punës dhe sfidat e zjarrfikësve.
Isufi u zotua se AAK do të angazhohet për përmirësimin e pozitës së tyre përmes pagave dinjitetshme, rikthimit të shtesës së rrezikshmërisë, pensionimit të parakohshëm, sigurimit shëndetësor e jetësor, pajisjeve moderne dhe rritjes së numrit të zjarrfikësve.
Ai theksoi se me qeverisjen Haradinaj do të ketë veprime konkrete dhe mbështetje të vazhdueshme për zjarrfikësit dhe sigurinë e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Kushte më të mira për zjarrfikësit
Bashkë me kandidaten për deputete, Lindije Vranoci-Matoshi, vizituam Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në Gjilan, me të cilin rast u njoftuam lidhur me kushtet dhe pozitën e tyre.
Me Murat Ramadanin, Zv. Drejtor dhe stafin, biseduam për preokupimet e vështirësitë që i përcjellin gjatë punës në teren, me sa vullnet e profesionalizëm, por edhe me kushtet jo të mjaftueshme përkundër përkushtimit dhe rreziqeve me të cilat ballafaqohen.
Duke i njohur nga afër edhe nga e kaluara e lavdishme e kontributit për liri shumica e tyre edhe tani janë në shërbim të qytetarëve duke i kryer detyrat me nder në shërbim të atdheut.
U zotuam se do të rishikojmë bazën ligjore dhe do të jemi avokatë të fortë si në parlament ashtu edhe në qeveri që të ketë pagë të dinjitetshme, të rikthejmë shtesën e rrezikshmërisë, pensionimin e parakohshëm, rregullimin e pozitës së vullnetarëve, sigurimin shëndetësor dhe jetësor si dhe paisje moderne për personelin dhe teknikë adekuate për intervenim të shpejtë e efikas.
Duke llogaritur specifikat që ka terreni dhe pjesëmarrja në intervenime për kokë banori, patjetër duhet të shtohet numri i zjarrfikësve në mënyrë që të sigurohet jeta e qytetarëve dhe e pronës.
Ne nuk premtuam, por u zotuam se me qeverisjen Haradinaj, ashtu siç i kemi kryer shumë nga përgjigjësitë institucionale duke ndërmarrë vendime e veprime të rëndësishme në dobi të qytetarëve të vendit, do ti kryejmë edhe këto obligime që i kemi për zjarrfikësit.
Do të jemi krah tyre e gjithë qytetarëve të Kosovës.
#krahteje
#129
















