Ahmet Isufi uron Remzi Lekën për 40 vjet krijimtari dhe 60 vjet jetë

E publikuar: 25/12/2025 08:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Ahmet Isufi, ka uruar këngëtarin Remzi Leka me rastin e 40-vjetorit të karrierës dhe 60-vjetorit të lindjes.

Ai vlerësoi kontributin e tij artistik dhe kombëtar, duke theksuar se zëri i Remzi Lekës ka qenë frymëzim në kohë të vështira. Isufi i uroi shëndet, jetë të lumtur dhe vazhdim të suksesshëm të rrugës artistike.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e 40-të të karrierës e 60-të vjetorin e lindjes, këngëtari Remzi Leka ndjehet vital e me energji të plotësuar duke i dhënë këngës shpirtin e tij artistik.


Remziu me plejadën e kohës na mbajtën jetën gjallë nën okupim me zërrin e tyre dhe na frymëzuan për të ecur rrugës së lirisë ashtu siç hapëroi edhe vet drejt Shqipërisë bashkë me dëshmorin e kombit Ibrahim Uruqi e shokët tjerë.

Muzikant, sportist e ushtar i denjë i atdheut, Remziu na emocionoi me zërin e tij edhe sonte, por edhe më madhështor e bënë koncertin kolegët e tij që e ndezën atmosferën me këngët më të përzgjedhura.

I dëshiruam shëndet e jetë të lumtur, harmoni në familjen e artistëve e vazhdim të rrugës artistike me shoqërinë e tij për të na dhuruar art të mirëfilltë përmes këngës popullore.

Jetofsh gjatë e i lumtur Remzi, ashtu siç don ti!