Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i ftuar në emisionin politiko-satirik “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin, në TV Rrokum, ka thënë se qeveria duhet të reflektojë sa i përket kërkesave të qytetarëve, të cilat janë paraqitur në protestën e fundit.
Iusufi ka thanë se institucionet që po quhen të pavarura janë të kapura, pothuaj të gjitha, prej organeve të pushtetit.
Sipas tij, nëse qeveria nuk reflekton atëherë opozita do të vazhdojë me protestat.
Iusufi ka thënë se gjatë periudhës së VLAN-it deri në momentin e shkëputjes së Isa Mustafës, nuk ka pasur kontakte me PDK-në, por pas saj Blerim Shala thotë se e ka pasur një takim me Hashim Thaçin, i cili sipas tij nuk ka qenë i autorizuar prej Ramush Haradinajt.
Derisa për Hashim Thaçin, ai ka thanë se është imituesi më i keq i mundshëm i Ibrahim Rugovës.