Ahmet Isufi: Përkrahje e fuqishme për AAK-në në Verbicë të Zhegocit, vend simbol i lirisë dhe rezistencës

E publikuar: 14/12/2025 07:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi, u prit me mikpritje dhe përkrahje të ngrohtë në Verbicë të Zhegocit, vend simbol i lirisë dhe rezistencës. Ai theksoi se kjo trevë meriton përkujdesje të veçantë, veçanërisht në vazhdimin e projekteve zhvillimore, rimëkëmbjen ekonomike dhe shfrytëzimin e potencialit bujqësor e natyror të malësisë së Zhegocit.

Gjatë këtij takimi, Isufi theksoi se ashtu si në kohët më të vështira të qëndresës, banorët e kësaj treve kanë qenë gjithmonë bashkë dhe krah njëri-tjetrit, po ashtu do të vazhdojnë edhe sot për të çuar përpara projektet zhvillimore, përfshirë vazhdimin e punimeve në autostradë dhe krijimin e kushteve për rimëkëmbje ekonomike në malësinë e Zhegocit. Ai vuri në pah potencialin e madh bujqësor dhe resurset natyrore që e bëjnë këtë zonë të veçantë dhe me perspektivë zhvillimi.

Isufi falënderoi Kryetarin Islam Rashiti dhe të gjithë të pranishmit për mikpritjen dhe mbështetjen.

Postimi i plotë:

Mikpritje dhe përkrahje e përzemërt në vendin prej nga buroi liria, në Verbicë të Zhegocit.

Ashtu siç ishim bashkë në kohët më të vështira krah njëri tjetrit, ashtu do të jemi edhe tani kur duhet ta vazhdojmë punën në autostradë e plotësimin e kushteve për rimëkëmbje në malësinë e Zhegocit kur kemi parasysh resurset bujqësore e të natyrës së mrekullueshme në këtë malsi.

Bashkë me Kryetarët e Gjilanit e të Artanës Nazim Gagica e Ajet Avdyli Nënkryetarin Selami Xhemajli e në prezencë të Gjeneral Agim Çekut, Prof. Veli Kryeziut, Elbasan Shabanit, kandidatë për deputetë të Kuvendit, u zotuam që të mobilizohemi në përkrahje të AAK-së në krye me Ramush Haradinajn dhe kandidatët tjerë nga Gjilani, Kushtrim Xhemajli, Lindije Vranovci- Matoshi dhe Mumin Morina.

Do të jemi krah kësaj treve sepse meriton një përkujdesje më specifike, për meritat e jashtzakonshme të luftës për liri.

Faleminderit për kujdesin e mikpritjen Kryetarit Islam Rashiti dhe të gjithë të pranishmëve.