Ahmet Isufi paralajmëron tubim masiv nesër në Gjilan, prezent edhe Haradinaj e Limaj

E publikuar: 26/01/2025 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet i AAK-së, Ahmet Isufi paralajmëron një tubim masiv nesër, në qytetin e Gjilanit, ku prezent do të jenë edhe kryetarit i Aleancës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Isufi theksoi se do të shpaloset edhe lista e kandidatëve për deputet nga koalicioni.

“Nesër më 27 janar 2025, në ora 18:00, ju presim në restaurant Parajsa, për të shpalosur programin e AAK-së dhe koalicionit, njëkohësisht edhe listën e kandidatëve për deputet për Parlamentin e Kosovës. Në tubim do të jenë prezent edhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj dhe kryetari Fatmir Limaj.”