Ahmet Isufi në Reçak: Asnjëherë s’duhet ndalur angazhimi që drejtësia të vihet në vend

E publikuar: 15/01/2025 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së për deputet, Ahmet Isufi ka deklaruar se asnjëherë nuk duhet ndalur angazhimi që drejtësia të vihet në vend, për masakrat e gjenocidin që shkaktoi okupatori serb, shkruan InfoSot.

Këto komente, Isufi i bëri në 26-vjetorin e masakrës së Reçakut e cila alarmoi faktorin ndërkombëtar për të ndërhyrë me forcën e NATO-s kundër agresionit serb.

Isufi së bashku me delegacionin e koalicionit “Për Kosovën Fituese” bëri sot homazhe në kompleksin e të rënëve në Reçak.

Postimi i plotë:

26 vjet nga masakra e Reçakut, që shkaktoi dhimbje në popullin tonë dhe alarmoi faktorin ndërkombëtar, për të ndërhyrë me forcën e NATO-s, kundër agresionit serb.

Asnjëherë nuk duhet ndalur angazhimi që drejtësia të vihet në vend, për masakrat e gjenocidin që shkaktoi okupatori serb.

Lavdi të rënëve të Reçakut e të gjithë Kosovës!