Ahmet Isufi, nderon bashkëluftëtarët e UÇK-së nga Vitia

E publikuar: 19/12/2024 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i UÇK-së të ZOK-ut Ahmet Isufi i dhuron nga një amblem të UÇK-së, bashkëluftëtarëve nga Vitia, Abdyl Bajramit dhe Idriz Qunit për shërbimin e tyre ndaj atdheut dhe ruajtjen e vlerave të UÇK-së. nga Ish-komandanti i UÇK-së të ZOK-ut.

Postimi i plotë

Për shërbim ndaj atdheut, nën simbolin e artë të UÇK-së, iu dhuruam nga një amblemë bashkëluftëtarëve nga Vitia, njërit nga themeluesit e Shtabit të UÇK-së të ZOK-ut dhe Kryetarit të nderit të OVL-së, Abdyl Bajramit si dhe pasardhësit të tij Kryetarit aktual, Idriz Qunit.

Abdylit i uruam shëndet e gjitha të mirat në familje e shoqëri e Idrizit punë të mbarë e suksese për të mbajtë me krenari vlerën më të çmueshme të lirisë.