Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka shkruar ne profilin e tij në facebook se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj mund ta kthejë kryeqytetin në një metropol të vërtetë zhvillimi dhe integrimi.
Postimi i plotë:
Kryeqyteti duhet të bëhet metropol i zhvillimit ekonomik, kulturor dhe i integruar e i mishëruar me vlerat më të larta demokratike.
Kush më mirë se lideri Ramush Haradinaj do të mund ta arrijë këtë duke pasë parasysh interesimin e tij që ta bëjë me ligj e t’ia kthejë pronësinë e vet që i takon, siç bëri me ligjin e Prishtinës e Pallatin e Rinisë.
Me programin implementues e me listën kualitative kandiduese, për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të fitojnë komunat edhe shteti sepse e gjithë kjo bazohet në planet, vendimet dhe veprimet konkrete që e karakterizojnë Aleancën si parti, në bashkëpunim të sinqertë me partnerët.
Për Kosovën Fituese!
Direkt në Nato!


















