Kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi ka njoftuar me detaje për tubimin e djeshëm zgjedhor në Gjilan.
Isufi shprehet i bindur se qytetarët e Gjilanit po zgjedhin AAK-në sepse ata duan vepra.
“Përkrahja që iu dha Aleancës me rastin e shpalosjes së programit dhe listës më të mirë me kuadra që përfaqësojnë Gjilanin, tregon se qytetari po përcaktohet për ata që iu beson dhe që bëjnë vepra e jo për ata që kurrë s’ju dëgjua zëri për Gjilanin.”
Isufi kërkon besimin e gjilanasëve për t’i përfunduar projektet e mbetura në gjysmë, duke e vënë theksin te autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.
“Qyteti jonë, ka nevojë ti rikthehet investimit e zhvillimit, të na japë mundësinë ti vazhdojmë projektet e mbetura përgjysmë si; autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë që ofron lidhjen me bashkëkombasit tanë në Kosovën Lindore, hyrje-daljet e qytetit, impiantin, zbatimin e vendimit për varrezat e qytetit e shumë projekte që e bëjnë ndryshimin e jetës së qytetarit.”
Isufi e vlerëson gjendjen në qytetin e Gjilanit si të stagnuar e izoluar, duke shtuar se duhet shumë punë për të dalë nga kjo gjendje dhe se këtë mund ta arrijë vetëm AAK.
“Shumë punë na presin që të dalim nga kjo gjendje e stagnimit dhe izolimit dhe ndryshimin mund ta bëjmë bashkë, me një qeverisje të përgjegjshme e pragmatike që e ofron Aleanca në krye me kryeministrin Haradinaj dhe ekipin më të mirë që e nderon Gjilanin e Kosovën.”
Shkrimi i plotë:



















